Pavarësisht se ka që nga 9 dhjetori i vitit 2025 që nuk ka gjetur rrjetën dhe nuk është në formën e sezonit të kaluar, interesi për Julian Alvarez është shumë i madh.
Përveç Barcelonës, që dihet se e ka objektiv parësor transferimin e Julian Alvarez, apo dhe interesit të PSG-së, së fundmi në garë për sulmuesin argjentinas është futur fuqishëm Chelsea, sipas asaj që raporton “ESPN Argentina”.
Sipas raportimit në fjalë, drejtuesit e Chelsea-s kanë nisur që tani kontaktet me përfaqësuesit e sulmuesit për ta bindur atë të rikthehet në Premier League.
Ndryshe nga Barcelona që është në vështirësi financiare, Chelsea i ka të gjitha mundësitë ekonomike për të siguruar vlerën e transferimit të Julian Alvarez, që llogaritet mbi 100 milionë euro.
Po ashtu nuk duhen nënvlerësuar edhe ekipet e tjera si Arsenal dhe Bayern, por për momentin Chelsea duket një hap para të tjerëve.