Wednesday, 11. February 2026
Futboll

Mjafton 1 ndeshje, Real Madrid gati të blindojë “zbulimin” e Alvaro Arbeloa

GS 10/02/2026 1 Min. Lesezeit

Në fitoren e fundit të Real Madridit 0-2 në Mestalla në transfertën ndaj Valencia, ra në sy aktivizimi nga minuta e parë e David Jimenez në krahun e djathtë, i cili la në stol dy emra me peshë te “Los Blancos” si kapiteni Dani Carvajal dhe Alexander Arnold, i ardhur me shumë bujë verën e kaluar.

“Marca” zbulon se David Jimenez ka fituar besimin e Alvaro Arbeloa, por edhe drejtuesve të Real Madridit. 21-vjeçari pritet të jetë sërish titullar në ndeshjen e radhës në fundjavë ndaj Real Sociedad.

Duke qenë se Jimenez i mbaron kontrata në fund të këtij sezoni, Real Madrid jo vetëm që nuk do të lejojë largimin e tij falas në verë, por do t’i ofrojë një kontratë të re, detajet e të cilës do të mësohen në vijim.

Teilen: