Wednesday, 18. February 2026
Sport

Milano-Cortina në RTSH/ Australiani Bolton në spital me dy fraktura në vertebrat e qafës

GS 12/02/2026 2 Min. Lesezeit

Një rrëzim i rrezikshëm në stërvitje i ka shkaktuar dhimbje të forta sportistit australian të snowboard, Cameron Bolton. Dëmtimi ka qenë serioz dhe ai është transportuar me helikopter në Milano, pasi stafi mjekësor ka evidentuar një frakturë të dyfishtë në vertebrat e qafës, sipas asaj që bën me dije Komitetit Olimpik Australian.

Sipas kreut të skuadrës australiane, Alisa Camplin, Bolton është në gjendje të mirë, pavarësisht atij dëmtimi të rëndë. lie. “Bolton u ka shpjeguar shokëve çfarë ndodhi, që është mirë dhe që është kuruar në mënyrën më të mirë”, – ka thënë  Camplin.

Sportisti 35-vjeçar ishte gati për pjesëmarrjen e 4-t në Olimpiadë në karrierë. Ai doli i 13-ti 4 vjet më parë në Pekin. Me një fitore dhe 3 pode në Kupën e Botës, Bolton vjen nga një sezon shumë i mirë.

Bëhet fjalë për dëmtimin e 4-t që godet skuadrën australiane, me favoriten për medalje Laura Peel, e cila u dëmtua në gju gjatë stërvitjes para Olimpiadës, kurse Daisy Thomas pësoi një dëmtim në gju pas një rrëzimi. Misaki Vaughan nuk mundi të debutojë për shkak të një traume të pësuar në stërvitjen e së hënës.

Teilen: