Interesimi i West Ham Unitedit muaj më parë për Albion Rrahmani nuk ishte spekulim, pasi skuadra angleze nuk ka hequr dorë ende nga sulmuesi i Kosovës.
Bëhet e ditur se West Hami po e monitoron Rrahmanin, përpara se të bëjë një ofertë zyrtare për transferimin e tij në verë.
Skautët e West Hamit po insistojnë se sulmuesi 25-vjeçar është investim i qëlluar, sidomos pas largimit të anglezit Callum Wilson, të cilit i skadon kontrata në fund të sezonit.
Rrahmani është pjesë e Spartës së Pragës prej vitit 2024 kur iu bashkua nga Rapidi i Bukureshtit, ndërsa kartoni i tij vlerësohet mbi 7 milionë euro.
Në 34 paraqitje këtë sezon për ekipin nga Çekia në të gjitha garat, Rrahmani ka shënuar 13 gola dhe ka bërë 2 asistime.
Krahas West Hamit, interesim për Rrahmanin gjatë afatit kalimtar të dimrit pati shprehur edhe ekipi i njohur nga Franca, Lyoni.