Thursday, 12. February 2026
Sport

Harry Kane me kontratë të re te Bayerni

GS 12/02/2026 1 Min. Lesezeit

Sulmuesi anglez, Harry Kane nuk do të largohet nga Bayern Muncheni pasi ka marrë vendim për të qëndruar te skuadra gjermane.

Bëhet e ditur se Kane së shpejti do të firmos kontratë të re me Bayernin, e cila do ta mbajë në Munchen deri në verën e vitit 2028.

Palët pritet së shpejti të nisin negociatat për kontratën e re, pasi te Bayerni janë të kënaqur me kontributin e anglezit, të cilin e transferuan në vitin 2023 për 100 milionë euro.

Kane ka kontratë valide me Bayernin deri në vitin 2027, ndërsa këtë sezon ka shënuar 39 gola dhe ka bërë 5 asistime në 34 paraqitje në të gjitha garat.

Teilen: