Thursday, 12. February 2026
Sport

Gjilani, Malisheva e Vushtrria avancojnë në çerekfinale të Kupës

GS 12/02/2026 1 Min. Lesezeit

Gjilani, Malisheva dhe Vushtrria, janë skuadrat që kanë konfirmuar kalimin në çerekfinale të Kupës së Kosovës në futboll.

Të tri këto skuadra, të enjten i fituan ndeshjet e 1/8 së finales për të avancuar në raundin tjetër të kësaj gare.

Gjilani e eliminoi Lirinë, Malisheva ishte më e mirë se Trepça ’89 kurse Vushtrria mposhti skuadrën e Vëllaznimit.

Skuadra e Gjilanit triumfoi 2:1 ndaj Lirisë, ekip për të cilin në postin e trajnerit debutoi Ismet Munishi që ditë më parë zëvendësoi Liridon Lecin e shkarkuar.

Malisheva fitoi 4:0 në udhëtim te Trepça ’89, ndërsa Vushtrrisë i mjaftoi fitorja me rezultatin 2:0 përballë Vëllaznimit.

Kështu që, Gjilani, Malisheva e Vushtrria në çerekfinale i bashkohen Llapit, Ferizajt, Dukagjinit e Ballkanit, skuadra këto që veçse e kanë kaluar me sukses 1/8 e finales.

Teilen: