Thursday, 12. February 2026
Sport

Lionel Messi dëmtohet para startit të MLS-së, në ankth edhe Argjentina

GS 12/02/2026 1 Min. Lesezeit

Dhjetë ditë para nisjes së MLS-së, Inter Miami ka njoftuar dëmtimin e sulmuesit Lionel Messi. Klubi amerikan ka bërë me dije se ylli argjentinas nuk ka marrë pjesë në stërvitje për shkak të një problemi muskulor.

Messi e ka pësuar dëmtimin javën e kaluar në miqësoren a luajtur në Ekuador kundër Barcellona SC. Për momentin nuk është e qartë koha e rikuperimit. Inter Miami ka saktësuar se rikthimi gradual në stërvitje do të varet nga evoluimi i gjendjes së lojtarit në vazhdim.

Aktivizimi i “Topit të Artë” në ndeshjen kundër Los Angeles FC mbetet në dyshim të fortë. Situatën po e ndjek me shumë interes edhe Argjentina, në prag të impenjimeve ndërkombëtare.

Teilen: