Wednesday, 18. February 2026
Futboll

Nga Atletico Madrid, Milan, te MLS e Arabia Saudite. Robert Lewandowski ka 6 oferta në tavolinë

GS 12/02/2026 1 Min. Lesezeit

Menjëherë pas përfundimit të zgjedhjeve presidenciale, të cilat zhvillohen më 15 mars, Barcelona dhe Robert Lewandowski do të vendosin përfundimisht për të ardhmen e sulmuesit polak.

Por, shanset për rinovim edhe për një vit janë shumë të vogla. “Mundo Deportivo” zbulon se Robert Lewandowski ka aktualisht oferta nga 6 klube: Atletico Madrid, Milan, Fenerbahce, Chicago Fire në MLs dhe dy klube nga Arabia Saudite që mendohet të jenë Al-Nassr dhe Al-Ittihad.

Dilema për të ardhmen e sulmuesit polak do të zgjidhet shumë shpejt, por sipas të gjitha gjasave sezonin e ri sulmuesin p[olak do ta shohim me një fanellë tjetër dhe jo atë të Barcelonës, pavarësisht dëshirës së tij ëpr të qëndruar edhe për një vit.

Teilen: