Skënderbeu ka arritur një fitore 3-2 përballë Apolonisë në Korçë, në javën e 22-të të Kategorisë së Parë, në një ndeshje që erdhi për shikuesit në ekranin e RTSH Sport.
Sfida nisi mirë për fierakët që kaluan në avantazh me anë të Sulos pas 7 minutash lojë. Korçarët arritën të barazojnë pas gjysmë ore lojë me anë të Nasr.
Në pjesën e dytë ishte përsëri Nasr që shëno dy herë të tjera(njëri me penallti) duke përmbysur gjithçka, fierakët shënuan dhe një gol të dytë në fundin e takimit me anë të Topit, por asgjë më shumë për të shmangur humbjen.
Në ndeshjet e tjera, Kukësi ka mundur 4-2 Korabin, ndërsa Laçi ka arritu një fitore 2-1 përballë Besës. 2-1 është dhe fitorja e AF Luftëtarit përballë Kastriotit.