Sunday, 15. February 2026
Sport

Reali, “poker” ndaj Sociedad, +2 nga Barça

GS 15/02/2026 1 Min. Lesezeit

Real Madridi “përqafon” vendin e parë në abelën e klasifikimit pas fitores 4-1 ndaj Real Sociedadin. Dy pikë më shumë se Barcelona,  të paktën për 48 orë, e cila përballet me Gironën në ndeshjen e vonë të së hënës në mbrëmje.

Alvaro Arbeloa shënoi fitoren e tij të pestë në po aq ndeshje të La Ligës, duke i dhënë fund serisë së pamposhtur të kolegut të tij Pellegrino Matarazzo, i cili mbërriti në Santiago Bernabeu pas katër fitoreve dhe dy barazimeve.

Gonzalo Garcia, zhbllokoi shpejt ndeshjen, por u barazua përkohësisht nga Oyarzabal me penallti. Më pas në skenë u ngjit Vinicius duke fituar dhe shndërruar në gol dy penallti, të ndërprera nga goli i Valverde.

Real Madridi është rikthyer në krye të tabelës. Tani është radha e Barçës, me derbin e së hënës në mbrëmje kundër Gironas.

Teilen: