Emocione të mëdha ka sjellë në ekranin e Radio Televizionit Shqiptar gara e slalomit gjigant për femra në ski. Lara Colturi ka bërë një paraqitje shumë të mirë në lëshimin e parë, duke zënë vendin e katërt me kohën 1:03.97.
Pritshmëritë për një medalje historike ishin të mëdha, por skiatorja kuqezi nuk arriti të jepte më të mirën në lëshimin e dytë dhe për rrjedhojë përfundoi garën në vendin e 16-të.
Skiatorja tjetër shqiptare, Semire Dauti bëri një paraqitje të mirë dhe përfundoi garën në vendin e 44-t.
Gara u fitua nga italiania Federica Brignone, që merr medaljen e dytë të artë në Milano Cortina 2026.
Teilen: