Dinamo nuk ka shkuar më shumë se një barazim 1-1 përballë Flamurtarit në javën e 24-ët të “Abissnet Superiore”, në një ndeshje që erdhi për shikuesit në ekranin e RTSH Sport.
Në sfidën e luajtur në “Elbasan Arena”, ishin vlonjatët që kaluan të parët në avantazh, Bolzan tregohet i saktë nga pika e 11-metërshit.
Në fundin e pjesës së parë vjen dhe reagimi i dinamovitëve me Bruno Ditën që finalizoi një aksion të bukur për të vendosur barazpeshën.
Në pjesën e dytë rastet për shënim nuk munguan për të dyja skuadrat, por rezultati mbeti i mbërthyer në shifrat 1-1 deri në sinjalizimin e fundit të gjyqtarit të sfidës.
Me këtë barazim, Dinamo ngjitet në kuotën e 36 pikëve, në vendin e katërt, ndërsa Flamurtari në vendin e parafundit me 20 pikë.