“Kanë ndryshuar kohët. Tani Juventusi ankohet, bën viktimën. Është një fakt i ri. Më duket se e kanë ekzagjeruar me protestat, sikur të ishin një viktimë e tmerrshme e futbollit italian, por historia nuk i kujton kështu”.
Deklaratë thumbuese ndaj Juventuist nga ish-presidenti i Interit, Massimo Moratti, teksa komenton telefonatën e John Elkann, president i “Exor” që kontrollon klubin bardhezi, me presidentin e Figc Gabriele Gravina, pas ngjarjeve të Inter-Juve.
“Simulimet më bezdisin, sjellin mërzitje. Ajo e ndeshjes së fundit është një simulim entuziast, – ka thënë Moratti për ‘Radio Anch’io Sport’në lidhje me ndëshkimin e Kalulu. – Bastoni ka bërë një kërcim të pabesueshëm pas një zgjatjeje krahu të kundërshtarit. Bastoni ka përfituar dhe është entuziazmuar për këtë mundësi.
Është padrejtësi, sepse lojtari tjetër nuk bëri një faull të rëndë. E kanë sulmuar dhe Gattuso, i cili nuk ka një kombëtare të fortë, do të bënte keq, nëse nuk do ta grumbullonte. Nuk ia vlen. Nuk e di çfarë i ka shkuar në mendje Bastonit në atë moment, tani është në qendër të polemikave. I shkreti djalë, shpresoj ta kalojë shpejt.
Chivu e ka mbrojtur publikisht, ndërsa përballë mendoj se diçka i ka thënë. Titulli? Mendoj se Interi po bën atë që ishte e nevojshme të bënte. Ndryshimi i trajnerit krijoi dyshime, që tashmë janë zhdukur. Interi është në rrugën e duhur”.