Mesfushorit Brajan Gruda i kanë mjaftuar dy paraqitje në Bundesligë për të dëshmuar veten te skuadra e Leipzigut.
Në paraqitjen e tij të dytë në kampionatin gjerman, Gruda menjëherë ka zënë vend në formacionin më të mirë të xhiros.
Gruda ka zënë vend në 11-shen më të mirë për javën e 22-të në Bundesligë pas paraqitjes fantastike që e pati në ndeshjen e fundit.
Gruda ishte ndër më të merituarit në barazimin e Leipzigut 2:2 ndaj Ëolfsburgut, ku kontribuoi me 1 gol dhe 1 asistim.
Gruda në fillim të këtij muaji u huazua te Leipzigu nga skuadra e Brightonit dhe tashmë i ka dy ndeshje të luajtura në Bundesligë.
21-vjeçari ka kontratë me ekipin anglez deri në vitin 2028, ndërsa Leipzigu ka opsionin e blerjes së tij në fund të sezonit për 28 milionë euro.