Monday, 16. February 2026
Sport

Zgjidhen anëtarët e Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së, disa fytyra të reja

GS 16/02/2026 2 Min. Lesezeit

Një tjetër pikë e rëndësishme në rendin e ditës në Asamblenë e Përgjithshme të Zakonshme Zgjedhore të Federatës Shqiptare të Futbollit ishte zgjedhja e anëtarëve të Komitetit Ekzekutiv.

Dhe janë disa fytyra të reja që i bashkohen këtij komiteti. Ish-presidenti i Teutës Edmond Hasanbelli, gazetari Blendi Fevziu, ish-lojtari i Kombëtares Geri Çipi dhe, trajneri Armando Cungu dhe ish-trajneri i Kombëtares së futbollit të sallës Erind Resuli bëhen pjesë e Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së për herë të parë.

Nga votat e delegatëve, anëtarët e Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit për 4 vitet e ardhshme janë: Anila Basha (47 vota), Armando Cungu (43 vota), Blendi Fevziu (40 vota), Edmond Hasanbelli (44 vota), Envi Hicka (38 vota), Erind Resuli (42 vota), Geri Çipi (41 vota), Gjergji Petro (27 vota), Lutfi Nuriu (43 vota) dhe Pano Xhixho (33 vota).

Para nisjes së procesit, Komisioni i Verifikimit deklaroi se për anëtarë të Komitetit Ekzekutiv ishin propozuar 13 kandidatë: Abdyl Kuriu, Anila Basha, Arben Dervishaj, Armando Cungu, Blendi Fevziu, Edmond Hasanbelli, Envi Hicka, Erind Resuli, Ervin Canollari, Geri Çipi, Gjergji Petro, Lutfi Nuriu dhe Pano Xhixho.

Më pas, Komisioni i Verifikimit shtoi se dy kandidatë janë tërhequr nga gara Abdyl Kuriu dhe Arben Dervishaj.

Në fletën e votimit për kandidatët meshkuj ishin 10 kandidatë për 9 vende vakante, ndërsa në fletën për kandidaten grua ishte vetëm një emër. Të gjithë delegatët e Asamblesë u thirrën individualisht për të ushtruar të drejtën e votës, ndërsa Komisioni i Verifikimit shpjegoi rregulloren dhe procedurat, duke bërë që procesi të zhvillohej në mënyrë të rregullt dhe të suksesshme.

Teilen: