Monday, 16. February 2026
Sport

Amerikani Jules shpallet “MVP”

GS 16/02/2026 1 Min. Lesezeit

Amerikani Shaquan Jules e ka fituar epitetin e basketbollistit më të mirë për xhiron e 20-të në Superligën e Kosovës.

Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK), të hënën ka njoftuar se Jules që është pjesë e skuadrës së Borës është shpallur “MVP i Javës” pas paraqitjes fantastike ndaj Golden Eagle Yllit.

Bora e mposhti në Suharekë skuadrën e Yllit, ndërsa Jules ndeshjen e mbylli me 21 pikë të shënuara, 8 kërcime e 1 asistim.

Po ashtu, Jules është përfshirë edhe në ekipin Top-5, që përbëhet nga Drilon Hajrizi i Trepçës, Ilke Nwamu i Bashkimit dhe dyshja e Vëllaznimit, Yor Anei e Jericole Hellems.

Hajrizi regjistroi 21 pikë, 4 kërcime e 1 asistim në triumfin e Trepçës kundër Rahovecit 029, ndërsa Nwamu me 18 pikë, 6 kërcime e 2 asistime ndihmoi Bashkimin ta mposht skuadrën e Pejës.

Anei pati 24 pikë, 3 kërcime e 1 asistim kurse Hellems shtoi 21 pikë, 6 kërcime e 3 asistime në fitoren e Vëllaznimit në Gjakovë ndaj Sigal Prishtinës.

Teilen: