Tuesday, 17. February 2026
Futboll

Moggi për Inter-Juventus: La Penna, arbitër i papërshtatshëm. Bastoni bëri gjënë më të keqe

GS 16/02/2026 1 Min. Lesezeit

Luciano Moggi komentoi episodin që ka ndezur debat në Itali, pas fitores 3-2 të Interit ndaj Juventusit dhe kartonit të kuq ndaj Pierre Kalulu. Ai deklaroi: “Derbi i Italisë është një ndeshje që do të sjellë pasoja. Arbitri ishte i papërshtatshëm dhe VAR-i është jashtë kontrollit, sepse rregullat ndryshojnë çdo ditë.

Dikur thoshin ‘më në fund, Juventusi nuk vjedh më’, sot janë të njëjtët që e mallkojnë. VAR ose duhet të ndërhyjë gjithmonë, ose kurrë. Te rasti i Bastonit duhej të ndërhynte, mjaftonte sensi i përbashkët. Bastoni gaboi me një gjest që ndezi tifozët”. Sipas tij problemi është rregullorja: “VAR kështu nuk funksionon. Në Angli përdoret më pak. Ka shumë zhurmë dhe kjo largon lojtarët e mëdhenj”.

Për festimin e Bastonit shtoi: “Ishte gjëja më e keqe, sepse çdo shkëndijë bëhet flakë”. Për polemikat dhe të kaluarën tha se proceset në Napoli e Milano nuk sollën dënime, ndërsa në fund u bëri thirrje tifozëve: “Shikoni ndeshjet të qetë. Nëse futbolli nuk ju pëlqen më, shkoni në kinema”.

Teilen: