Trajneri i Juventusit, Luciano Spalletti, të hënën ka publikuar listën e lojtarëve të ftuar për ndeshjen kundër Galatasarayt në kuadër të Ligës së Kampionëve.
Në mesin e 21 lojtarëve, është përfshirë edhe Edon Zhegrova, i cili do të jetë pjesë e ekipit të Juventusit për duelin e parë në kuadër të “plya-offit” të Championsit.
Ndeshja e parë Galatasaray – Juventus, zhvillohet të martën prej orës 18:45 në Stamboll kurse ajo e kthimit pas një jave në Torino.
Zhegrova 26-vjeçar deri më tani ka vetëm pesë paraqitje apo në total 90-të minuta lojë për Juventusin në Ligën e Kampionëve.
Teilen: