Kampionati i vajzave uli siparin e javës së 10-të këtë të hënë me ndeshjen Gramshi – Kinostudio, që u mbyll me fitoren 2-0 të skuadrës gramshiote.
Triumfi më i thellë i javës u regjistrua nga Teuta, që mposhti Lushnjën me shifrat rekord 28-0 në një ndeshje të luajtur të shtunën në Durrës.
Edhe Apolonia e Vllaznia shënuan fitore të rëndësishme ditën e diel. Shkodranet fituan 8-0 derbin e veriut kundër Atletik Klubit, ndërsa Apolonia mposhti 4-0 ekipin e Lushnjës.
Rezultatet – JAVA 10
Teuta 28-0 Lushnja
Atletik Klub 0-8 Vllaznia
Apolonia 4-0 Egnatia
Gramshi 1-0 Kinostudio
Teilen: