Monday, 16. February 2026
Futboll

Pep Guardiola i “fiksuar” pas tij. Man. City projekton goditjen e parë të verës. Do kushtojë të paktën 80 milionë euro

GS 16/02/2026 1 Min. Lesezeit

“Football Insider” zbulon se mesfushori me tipare sulmuese i Nottingham Forest, Morgan Gibbs-White, është “fiksimi” i fundit i Pep Guardiolës. Trajneri spanjoll ka kërkuar nga drejtuesit e klubit transferimin e 26-vjeçarit gjatë merkatos së ardhshme.

Në 153 ndeshje zyrtare me Nottingham Forest, Morgan Gibbs-White ka shënuar 25 gola dhe ka dhënë 32 asiste. Ai gjithashtu ka luajtur gjashtë ndeshje për ekipin kombëtar të Anglisë, deri tani.

Për 26-vjeçarin ka interes edhe nga Tottenham, por Manchester City duket destinacioni më i mundshëm. Kosto e operacionit llogaritet deri në 80 milionë euro. kontrata i skadon në vitin 2028.

Teilen: