Antonio Rudiger do të jetë një nga largimet e mëdha të Real Madridit gjatë merkatos së ardhshme. Gjermanit i skadon kontrata në qershor dhe ai do të largohet si lojtar i lirë, pasi nuk i është ofruar një rinovim i mundshëm nga “Los Blancos”.
Për 32-vjeçarin ka një interes të madh nga klubet e Arabisë Saudite, por mbrojtësi gjerman ka një synim tjetër, që është të vazhdojë të luajë ende në nivele të larta.
Mediet spanjolle zbulojnë se për Rudiger ka interes të madh nga Premier League, ku përmenden emrat e tri klubeve deri tani: Tottenham, West Ham dhe Crystal Palace.
Premier League është një ambient që Rudiger e njeh mjaft mirë, pasi ka qenë më parë pjesë e Chelsea-t për 5 sezone.
Teilen: