Wednesday, 25. February 2026
Sport

Prapaskenat, Klopp refuzoi ofertat e dy gjigantëve anglezë pas largimit nga Liverpool

GS 17/02/2026 1 Min. Lesezeit

Pas largimit nga Liverpool, trajneri gjerman Jurgen Klopp pati dy oferta serioze nga dy klube të tjera të fuqishme të Premier League. Bëhet fjalë për Manchester United dhe Chelsea.

Prapaskenat i ka zbuluar agjenti i trajnerit të njohur, Marc Kosicke. Klopp vendosi të qëndrojë pushim pas largimit nga “The Reds”, për të marrë më pas postin e drejtorit të operacioneve të futbollit të “Red Bull”.

Agjenti Kosicke ka bërë me dije se Klopp, para se t’i bashkohej “Red Bull”-it, mund të kishte marrë drejtimin e SHBA-ve apo Anglisë. Në stolin e kombëtares së Gjermanisë ai do të ulej, nëse nuk do të ishte Julian Nagelsmann.

Në krye të Liverpool, Jurgen Klopp fitoi gjithçka: Champions League, titullin kampion në Premier League pas 30 vitesh pritje, FA Cup, EFL Cup dhe Kupën e Botës për klube. Gjermani vendosi të largohej nga stoli i ekipit anglez në vitin 2024.

Teilen: