Tuesday, 17. February 2026
Futboll

Arteta: Dëmtimet po kthehen sërish në një problem, kam nevojë për të gjithë lojtarët

GS 17/02/2026 2 Min. Lesezeit

Arsenal do të luajë të mërkurën në Premier League kundër Wolves, ndeshje që nuk vjen në momentin më të mirë për “topçinjtë”. Trajneri Mikel Arteta thotë se lëndimet e disa futbollistëve janë shqetësim për Arsenal.

Në ndeshjen e fundit, atë të FA Cup, mbrojtësi Riccardo Calafiori pësoi një dëmtim gjatë nxehmjes, ndërsa Ben White u detyrua të largohej në pjesën e dytë. Kapiteni Martin Odegaard nuk u paraqit fare pasi pësoi një dëmtim në barazimin 1-1 të Arsenal kundër Brentford të enjten.

Kai Havertz do të mungojë për të paktën pjesën e mbetur të muajit dhe Mikel Merino pritet të jetë jashtë për pjesën tjetër të sezonit pasi iu nënshtrua një operacioni në këmbë.

I pyetur nëse ishte i shqetësuar se skuadra e tij po dobësohej, Arteta u përgjigj: “Po. Më parë ishin sulmuesit, pastaj ishin mbrojtësit dhe tani janë mesfushorët që po lëndohen. Po përballemi shpesh me këtë situatë”.

“Na duhen disa lojtarë të rikthyer dhe në formë. Jo vetëm për numra, por edhe për opsione të ndryshme në lidhje me kundërshtarët që kemi, kështu që sa më shpejt të rikthehen aq më mirë”, shtoi trajneri spanjoll.

Arteta, më tej vazhdoi: “Calafiori dhe Ben White janë dyshimet e vetme për ndeshjen e nesërme. Duhet të presim dhe të shohim 24 orët e ardhshme për ta zbuluar“.

Teilen: