Për askënd nuk mund të jetë surprizë që të mësojë se një gjest i vogël për një sportiste të nivelit të lartë “vlen” deri në 1 milionë euro.
Ky është rasti i Jutta Leerdam, e cila mësohet të ketë arkëtuar plot 1 milionë euro nga sponsori i saj teknik, “Nike”, pasi në fund të garës kur fitoi të artën olimpike në Milano-Cortina 2026 nxitoi që të hapte tutën mbrojtëse për të nxjerrë në pah emrin kompanisë amerikane të veshjeve sportive.
Një gjest të tillë Leerdam e bëri pikërisht në xhiron e triumfit kur përshëndeti të pranishmit në sallë për mbështjejen e dhënë dhe pikërisht kur të gjithë sytë ishin drejtuar drejt saj.
Teilen: