Gjykata Sportive në Itali ka vendosur të dënojë dy drejtuesit e Juventusit, Comolli dhe Chiellini, duke iu referuar ngjarjeve pas ndeshjes me Interin, ku ata patën një përplasje verbale me arbitrin La Penna.
Një ndeshje pezullim në Kalulu, i cili u ndëshkua me karton të kuq (dy të verdhë) pas simulimit të Bastonit. Comolli është pezulluar deri më 31 mars, kurse Chiellini deri më 27 shkurt.

“Derbi i Italisë”, i fituar nga Interi 3-2, prodhoi shumë polemika në fushë dhe jashtë saj. Juventusi mbeti me 10 lojtarë pas një gabimi të rëndë të arbitrit, ndërsa drejtuesit e tij reaguan fuqishëm pas sfidës, duke iu vërsulur kryesorit La Penna. Ky i fundit pritet po ashtu të dënohet, pasi gaboi në mënyrë shumë të qartë.