Tuesday, 17. February 2026
Futboll

Fabregas: Nuk jemi gati për ta fituar titullin. Kush e mendon këtë, gabon

GS 17/02/2026 1 Min. Lesezeit

Në prag të sfidës ndaj Milanit, trajneri i Comos, Cesc Fabregas, theksoi se skuadra e tij është ende në fazë ndërtimi: “Të luash mirë nuk do të thotë gjithmonë të fitosh, përndryshe futbolli do të shpjegohej ndryshe. Duhet të bëjmë gjërat e duhura dhe t’i bëjmë mirë. Ne jemi një ekip dhe klub shumë i ri, rruga për t’u ndjekur është kjo”.

Spanjolli u tregua realist për ambiciet: “Nuk jemi gati për ta fituar titullin. E di që kemi bërë mirë dhe flitet për renditjen, por nga përvoja ime e di si funksionon futbolli. Rruga jonë nuk është gjithmonë lineare, por ndihmon të rritemi dhe t’i shohim gjërat ndryshe”.

Për humbjet ndaj Milanit, ai shtoi: “Nuk mund të vendosësh kush shënon. Duhet të përshtatesh dhe kjo do të vazhdojë të ndodhë. Dua diçka ndryshe nga Como në këtë ndeshje. Kush mendon se jemi gati për titullin, gabon, e kam thënë që ditën e parë”.

Teilen: