Tuesday, 17. February 2026
Futboll

Nga Haiti te Olimpiada Dimërore, historia e pabesueshme e Richardson Viano

GS 17/02/2026 2 Min. Lesezeit

Kur mendon Haiti, imazhi i parë nuk është dëbora. Por Richardson Viano, skiatori 23-vjeçar, po sfidon çdo pritshmëri duke përfaqësuar vendlindjen e tij tropikale në Lojrat Olimpike Dimërore 2026.

I lindur në Port-au-Prince, Viano jetoi aty vetëm deri në moshën dy vjeçare, para se të adoptohej nga një çift italian nga Torino, guidë alpine profesioniste, që i transmetuan dashurinë për dëborën dhe sportet dimërore.

“Kur përfundoi gara dhe pashë kohën time mendova se mos kishin gabuar me kronometrin. Por më pas kuptova që gjithçka ishte e vërtetë. Jam shumë i lumtur për këtë rezultat”, tha Viano pas sllallomit për meshkuj, ku arriti vendin e 29-të në zbritjen e parë dhe e përsëriti këtë rezultat edhe në finalen.

Ky sukses është më shumë se një vend në garë, është një histori inspiruese përtej sportit, një simbol se origjina nuk vendos kufij për ëndrrat dhe arritjet.

Por Richardson nuk është i vetëm në këtë aventurë olimpike. Një tjetër atlet nga Haiti, Stevenson Saavart, i lindur gjithashtu në Port-au-Prince dhe i adoptuar nga një familje franceze, po përfaqëson vendin e tij në ski nordik, duke treguar se pasioni dhe talenti mund të lindin kudo dhe të sfidojnë çdo klimë.

Historitë e tyre kanë tërhequr vëmendjen e mediave ndërkombëtare, duke treguar se Olimpiada nuk është vetëm për vendet e ftohta, por edhe për ata që guxojnë të ëndërrojnë dhe të sfidojnë stereotipet.

Teilen: