Vetëm pak ditë pas largimit nga Olimpique Marseille, ku mos kualifikimi në play-off në Champions League rezultoi fatal, Roberto De Zerbi është gati për një sfidë të re, këtë herë në Serie A.
Trajneri italian është i preferuari kryesor i Fabio Paratici-t, drejtorit sportiv të sapoemëruar te Fiorentina, bën të ditur “La Repubblica”. Duke qenë se klubi vjollcë është në rrezik të madh për të rënë nga Serie A, De Zerbi shihet si trajneri i duhur për të siguruar qëndrimin në elitë dhe për t’i besuar një projekti ambicioz për sezonin e ardhshëm. Trajneri aktual, Paolo Vanoli është shumë pranë shkarkimit.
De Zerbi e njeh mirë Serie A, pasi më parë ka drejtuar ekipet si Sassuolo, Benevento apo Palermo.