Tuesday, 17. February 2026
Sport

Juventusi po avancon në Stamboll pas 45 minutave

GS 17/02/2026 1 Min. Lesezeit

Skuadra e Juventusit po avancon ndaj Galatasarayt pas pjesës së parë, në ndeshjen e parë të fazës “play-off” të Ligës së Kampionëve.

Pas 45 minutave të para në Stamboll, rezultati është 2:1 në favor të Juventusit.

Në fakt, Galatasaray avancoi me anë të Gabriel Sara në minutën e 15-të, por Juventusi u kundërpërgjigj shpejtë.

Teun Koopmeiners barazoi në minutën e 16-të, përpara së në minutën e 32-të me golin e tij të dytë ta kalojë Juventusin në epërsi.

Tek Juventusi në bankën e rezervistëve është ylli i Kosovës, Edon Zhegrova.

Teilen: