Tuesday, 17. February 2026
Futboll

Real Madrid dhe PSG duan të mbyllin “hesapet” që sot, Dortmund të bëjë detyrën në shtëpi. FORMACIONET ZYRTARE

GS 17/02/2026 2 Min. Lesezeit

Në orën 21:00 nisin tri ndeshjet e tjera për sot për në Champions League, ndeshjet e para të vlefshme për play-offin. Në “Estádio da Luz”, ritakohen Benfica dhe Real Madrid, aty ku ndeshjen e fundit në fazën e kaluar, portugezët fituan 4-2 falë golit të portierit Anatoliy Trubin në shtesë dhe siguruan biletën e fundit për play-off. Por, tashmë dihet që Champions League për Real Madridin nis atëherë kur fillon faza e eliminimeve.

BENFICA XI: Trubin; Dedic, Otamendi, Tomás Araújo, Dahl; Rafa Silva, Barreiro; Prestianni, Sudakov, Schjelderup; Pavlidis.

REAL MADRID XI: Courtois; Alexander-Arnold, Rüdiger, Huijsen, Carreras; Fede Valverde, Arda Güler, Tchouaméni, Camavinga; Mbappé, Vinicius.

Në “Stade Louis II” do të përballen Monaco dhe PSG. Klubi i Principatës do të provojë për të bërë surprizën e madhe, parizienët për të qëndruar ende kampioni në fuqi i Europës.

AS MONACO XI: Köhn; Vanderson, Faes, Zakaria, Caio Henrique; Camara, Teze; Adingra, Golovin, Akliouche; Balogun

PSG XI: Safonov; Hakimi, Marquinhos, Pacho, Nuno Mendes; Zaïre-Emery, Vitinha, João Neves; Kvaratskhelia, Dembélé, Barcola.

Sfida e fundit për sot luhet në “Signal Iduna Park”, mes Dortmundit dhe Atalantës. Verdhezinjtë do kërkojnë fitoren dhe të vendosin fatin e kualifikimit që sot, Atalanta ka treguar që është një kundërshtar që nuk duhet nënvlerësuar.

Teilen: