Tuesday, 17. February 2026
Futboll

Spektakël në Stamboll, vjen përmbysja e madhe e Galatasaray-it. Ish-sulmuesi i Serie A dhe ylli kolumbian ndëshkojnë Juventusin (video)

GS 17/02/2026 1 Min. Lesezeit

Pjesa e dytë e sfidës Galatasaray-Juventus ka nisur direkt me gol, ku vendasit fillimisht kanë barazuar shifrat 2-2 dhe më pas gjetën golin e avantazhit. Pas një aksioni të gjatë dhe goditjes së Baris Alper Yilmaz, ishte Noa Lang që dërgoi topin në portën e Di Gregorio-s, në minutën e 48-të.

Ky është goli i parë për holandezin me fanellën e Galatasaray-it, pas transferimit në formë huazimi nga Napoli gjatë merkatos së janarit.

Në minutën e 60-të, Galatasaray shënon golin e avantazhit me Davinson Sanchez. Kolumbiani këerceu mbi mbrojtësit e Juventusit dhe preku topin e ardhur nga goditja e dënimit nga Gabriel Sara. Festë e madhe në Stamboll…

SHIKOGOLAT

Teilen: