Wednesday, 18. February 2026
Sport

Juventusi pëson nga Galatasaray në Stamboll

GS 17/02/2026 2 Min. Lesezeit

Skuadra e Galatasarayt ka fituar ndeshjen e parë të fazës nokaut të “play-offit” të Ligës së Kampionëve kundër Juventusit.

Në duelin e luajtur të martën në Stamboll, Galatasaray triumfoi me rezultatin 4:2, përpara ndeshjes së kthimit që luhet javën tjetër në Torino.

Ndeshja u luajt në një atmosferë të zjarrtë dhe ishte interesante prej fillimit.

Në pjesën e parë, u shënuan tri gola dhe Juventusi ishte në avantazh 2:1 pas 45 minutave.

Gabriel Sara (15′) zhbllokoi rezultatin dhe kaloi në epërsi Galatasarayn, ndërsa Juventusi reagoi me dy gola të Teun Koopmeiners (16′, 32′).

Në pjesën e dytë, Galatasaray ishte më kërkues dhe menjëherë, erdhën golat për ekipin nga Turqia.

Noah Lang (49′), barazoi shifrat, përpara se Davinson Sanchez (60′), ta rikthejë avantazhin e Galatasarayt.

Lang në minutën e 75-të realizoi për 4:2, ndërsa fitoren e Galatasarayt me tri gola epërsi, e vulosi Sacha Boey (86′).

Juventusi ndeshjen e mbylli me një lojtar më pak, pasi rezervisti Juan Cabal u përjashtua në minutën e 67-të, ku u ndëshkua me dy kartonë të verdhë për më pak se dhjetë minuta.

Edon Zhegrova nuk u inkuadrua fare në këtë ndeshje te Juventusi, pasi trajneri Luciano Spalletti mori vendime tjera për zëvendësimet.

Teilen: