Wednesday, 18. February 2026
Futboll

Dembele luan vetëm 25 minuta, Vitinha humb penalltinë, por PSG rikthehet shpejt në lojë. “Paqe” në Lisbonë (video)

GS 17/02/2026 2 Min. Lesezeit

Janë mbyllur pjesët e para në dy nga 3 takimet e mbrëmjes në Champions League, të vlefshme për play-offin. Në “Stade Louis II”, në Principatë, Monaco-PSG është ndarë në barazim 2-2.

Klubi nga Principata zuri në befasi mbrojtjen e PSG-së që në aksionin e parë, ku pas krosimit të Aleksandr Golovin, ishte Folarin Balogun që dërgoi me kokë topin në rrjetë, në minutën e 1-rë.

Në minutën e 18-të, Monaco sërish zë në befasi mbrojtjen e PSG-së dhe Balogun dyfishon shifrat pas asistit të Maghnes Akliouche. Në minutën e 22-të, PSG fiton penallti pas një faulli brenda në zonë nga mbrojtësi i Monaco, Faes. Godet Vitinha, pret Kohn, portieri i Monaco.

Në minutën e 25-të, Ousmane Dembele lë fushën e lojës, i dëmtuar, në vend të fituesit të “Topit të Artë”, futet Desire Doue, të cilit i mjafton një minutë në fushë për të gjetur golin, pas asistit të Bradley Barcola.

Në minutën e 41-të, vjen goli i barazimit për PSG-në me Achraf Hakimi. Tentativa e parë nga Doue u ndal nga Kohn, por jo e dyta nga marokeni, që dërgoi topin në rrjetë me një goditje me të djathtën brenda zonës. Pjesa e parë mbyllet 2-2.

SHIKOGOLAT

Në “Estádio da Luz”, pjesa e parë mes Benfica dhe Real Madridit është mbyllur në barazim të bardhë 0-0. Një ndeshje kryesisht e qetë dhe pa ndonjë rast serioz për 45 minutat e para.

Në sfidën tjetër që nisi me vonesë, Dortmund po udhëheq 1-0 ndaj Atalantës me golin e Serhou Guirassy në minutën e 3-të.

Teilen: