Në prag të sfidës europiane mes Interit dhe Bodo/Glimt ka pasur reagime të ndryshme, disa prej të cilave në lidhje me episodin Bastoni-Kalulu gjatë ndeshjes kundër Juventusit. Martin Aleesami, ish-mbrojtës i Palermos që sot luan me klubin norvegjez, e ka komentuar kështu rastin e kartonit të kuq të Kalulu:
“Jam juventin që i vogël. Ishte një gjë e shëmtuar, por arbitri mund të gabojë, është pjesë e futbollit, ndërsa Bastoni u tregua inteligjent. Bëri mirë për skuadrën e tij. Mendoj se rregulli që VAR-i nuk ndërhyn për të verdhën e dytë duhet të ndryshojë”.
Por në Norvegji nuk kanë të gjithë këtë filozofi. Portali “an.no” ka shkruar një artikull me titullin: “U fol shumë për të gjatë fundjavës në Itali, tani “mashtruesi” vjen në stadiumin Aspmyra”.

Mes të tjerash në artikull shkruhet: “E gjitha kjo situatë, përfshirë edhe festën provokuese të Bastonit, e thotë qartë se çfarë lojtarët italianë janë të gatshëm të bëjnë për të fituar ndeshjen. Ajo që pamë në ‘San Siro’ është versioni ekstrem i diçkaje që Bodo/Glimt e takon rrallë në kampionatin norvegjez: një kulturë, ku të mashtrosh arbitrin thuajse konsiderohet pjesë e zanatit”.