Në një intervistë për “Olimpics.com” Lara Colturi ka lënë të kuptohet se gjithçka që ka arritur nuk është një rastësi. Skiatorja kuqezi ka lindur në një familje që adhuron këtë sport madje edhe ka shkruar një pjesë të historisë të këtij sporti.
“Këto janë Lojrat e para Olimpike Dimërore për mua, nëse do të heqim atë që kam bërë në barkun e mamasë sime”, tha 19-vjeçarja për “Olimpics”.com” kur pranon me krenari se është e bija e Daniela Ceçarelli-t (fitoi të artën në Super Slalomin Gjigant në “Salt Lake 2002”).
Tani Lara Colturi është krenare për atë që ka arritur pasi në “Milano-Cortina 2026” ka ndryshuar rolet me mamanë e saj, e cila është ajo që e pret tashmë në finish. “Tani kanë ndryshuar gjërat. Më parë unë njihesha si vajza e Ceçarelli-t, e cila fitoi medlajen e artë në 2002, tani ajo është mamaja e një garuesje në Lojrat Olimpike Dimërore”, rrëfen Colturi.