Tuesday, 24. February 2026
Sport

Kundërsulmi i Mourinho-s: Vinicius Jr. “nxiti” sherrin, disa lojtarë ishin të paprekshëm në fushë!

GS 18/02/2026 1 Min. Lesezeit

Jose Mourinho nuk është përmbajtur në fund të ndeshjes mes Benfica-s dhe Real-it të Madridit. Trajneri portugez ka akuzuar ashpër kryesorin e ndeshjes për vendimet e njëanshme që mori ndërsa sa i përket apisodit në lidhje me Vinicius Jr. ai akuzoi direkt lojtarin e klubit spanjoll, të cilin e konsideroi si iniciator të asaj situatë të sikletshme.

“Kam drejtuar skuadra në mbi 1400 takime dhe më duhet të pranoj se arbitri sonte la shumë për të dëshiruar. Ishte e qartë për të gjithë se disa lojtarë ishin të paprekshëm”, tha trajneri portugez, i cili akuzoi kryesorin e ndeshjes për njëanëshmëri.

Ndërsa i pyetur mbi episodin qe nododhi mes Vinicius Jr. dhe Gianluca Prestianni, trajneri portugez kritikoi sulmuesin brazilian. “Është e pabesishme se si lojtarë të nivelit të Vinicius, të cilët shënojnë gola spektakolar janë në gjendje që të nxisin publikun duke festuar në mënyrë të gabuar”, tha Mourinho.

Teilen: