Wednesday, 18. February 2026
Sport

Milano-Cortina në RTSH/ Edhe një qen në garë, imazhet e Nazgul bëjnë xhiron në rrjete sociale

GS 18/02/2026 1 Min. Lesezeit

Një surprizë e bukur ka ndodhur në gjysmëfinalen e parë të femrave në sprintin ekipor të Olimpiadës Milano-Cortina, që transmetohet në RTSH. Në mes të kësaj gare, një qen është futur në pistën e Val di Fiemme.

Qeni i llojit husky (ujk çekosllovak) përshkroi gjithë dishezën dhe vazhdoi vrapimin dhe në pjesën finale, duke kaluar finishin pas sportisteve.

Sipas “Eurosport”, qeni quhet Nazgul dhe pronare e tij është Alice Varesco, një ish-skiatore që banon dikur afër pistës.

Imazhet e qenit në pistë kanë bërë menjëherë xhiron në rrjetet sociale dhe do të jenë me siguri një nga episodet më të veçanta të Milano-Cortina 2026.

Teilen: