Mesfushori Ardon Jashari pritet të jetë titullar te skuadra e Milanit në duelin kundër Comos, ekip pjesë e të cilit është reprezentuesi i Kosovës, Mërgim Vojvoda.
Kjo përballje i takon xhiros së 24-të në Serie A dhe luhet sot nga ora 20:45 në stadiumin “San Siro”.
Jashari 23-vjeçar do të luajë prej minutës së parë sipas mediumeve në Itali, duke e zëvendësuar francezin Adrien Rabiot që është i suspenduar.
Trajneri Massimiliano Allegri ka besim te Jashari, i cili kundër Comos do të luajë përkrah kroatit Luka Modriq në repartin e mesfushës së Milanit.
Jashari deri më tani, ka vetëm nëntë paraqitje në total për Milanin këtë sezon, ku gjashtë prej tyre i ka luajtur në kampionat.
Milani është i dyti në Serie A me 53 pikë, 12 më shumë se Como që zë vendin e shtatë në tabelë por që kanë nga një ndeshje më pak të luajtur se skuadrat tjera.