Mbrojtësi Ardian Ismajli nuk do të jetë në dispozicion të trajnerit Marco Baroni për ndeshjen që Torino e luan të dielën në mesditë në udhëtim te Genoa.
Bëhet e ditur se Ismajli nuk ka arritur të rikuperohet për këtë përballje dhe për këtë arsye nuk do të jetë në listën e lojtarëve të ftuar te Torino.
29-vjeçari i ka munguar Torinos në katër ndeshjet e fundit në të gjitha garat shkaku i lëndimit që e pësoi ndaj Comos më datën 24 janar.
Ismajli deri më tani ka regjistruar 16 ndeshje në Serie A, kampionat ku skuadra e Torinos zë vendin e 14-të në tabelë me 24 pikë të mbledhura.
Teilen: