Wednesday, 18. February 2026
Sport

Milano-Cortina në RTSH/ Shuhen shpresat për medalje, Lara Colturi e mbyll në vend të 10-të 

GS 18/02/2026 1 Min. Lesezeit

Shuhen shpresat e Shqipërisë për medalje në Lojërat Olimpike Dimërore Milano-Cortina 2026, që transmetohen në RTSH.

Skiatorja kuqezi, Lara Colturi, e mbylli lëshimin e dytë në Slalom me kohën 53.39.

Pas dy provave në slalomin e femrave 19-vjeçarja ka regjistruar kohën 1:41.78, që e rendit në vendin e 10-të, +2.68 larg së artës Mikaela Shiffrin. Koha e skiatores kuqezi ishte e barabartë me atë të skiatores francize.  

Në slalomin gjigant të pak ditëve më parë Lara Colturi zuri vendin e 16-të.

Më parë kanë përfunduar garimin në Milano-Cortina 2026 edhe tre sportistët e tjerë të Shqipërisë, Denni Xhepa, Lisa Brunga dhe Semire Dauti.

Teilen: