Transferimi i Nick Woltemade verën e kaluar për një shifër rekord prej 90 milionë eurosh nga Stuttgart te Newcastle, po rezulton një dështim i plotë. Mediet gjermane bëjnë me dije se sulmuesi 24-vjeçar nuk ka arritur të përshtatet me futbollin anglez dhe po e konsideron seriozisht një rikthim në Bundesligë për të shpëtuar karrierën e tij.
Kujtojmë që Woltemade është transferimi më i shtrenjtë në historinë e Newcastle, por edhe një nga më të shtrenjtët në Premier League.
Shuma e paguar për gjermanin nuk e ka justifiksuar aspak formën e tij. Në 38 ndeshje me Newcastle, Woltemade ka shënuar 10 gola, shumë larg asaj që pritej. Në këtë situatë, sulmuesi po mendon rikthimin në Bundesligë, dy janë destinacionet kryesore: Sttutgart ose Bayern Munich.
Bavarezët e kërkuan edhe verën e kaluar, por nuk gjetën dot gjuhën e përbashkët me Stuttgart, pasi nuk pranuan të paguanin më shumë se 65 milionë euro për të.