Wednesday, 18. February 2026
Futboll

Bayern Munich gjen zëvendësuesin e Harry Kane, vetëm për 30 milionë euro

GS 18/02/2026 1 Min. Lesezeit

Bayern Munich jo vetëm që nuk ka hequr dorë nga ideja e transferimit të Fisnik Asllanit, por ka nisur që tani nga puna për të siguruar në verë nënshkrimin me sulmuesin dardan, i cili po shkëlqen në sezonin e tij të parë në Bundesligë, ku ka shënuar 7 gola deri tani dhe ka dhënë 6 asiste.

“Bild Sport” zbulon se 23-vjeçari pëlqehet shumë nga drejtuesit bavarezë, të cilët e shohin si zëvendësuesin ideal për Harry Kane. Kontrata e anglezit skadon në vitin 2027, por nuk përjashtohet mundësia e rinovimit, ndaj lind nevoja për një sulmues të ri, që mund të zëvendësojë Kane, gjatë sezonit, duke qenë se Nicolas Jackson rezultoi një dështim i vërtetë.

Asllani është nën kontratë me Hoffenheim deri në vitin 2029, ndërsa klauzola e largimit të tij është 30 milionë euro, shifër që Bayern mesa duket është i gatshëm ta paguajë.

Teilen: