Wednesday, 18. February 2026
Futboll

CHAMPIONS LEAGUE: Newcastle nuk përmbahet ndaj Qarabag, mbyll llogaritë e kualifikimit që në pjesën e parë (video)

GS 18/02/2026 1 Min. Lesezeit

Në Baku po luhet Qarabag-Newcastle, ndeshje e vlefshme për play-offin në Champions League, takimi i parë. Pjesa e parë ka folur e gjitha për “Qymyrxhinjtë”, të cilët po udhëheqin 0-5.

Sfida u zhbllokua që në minutën e 2-të, ku Anthony Gordon gjeti golin, pas një asisti fantastik të Dan Burn. Në minutën e 8-të ishte Malick Thiaw që dyfishoi shifrat. Mbrojtësi gjerman shënoi me kokë, pas krosimit të Kieran Trippier nga goditja e këndit.

Në minutën e 32-të, Anthony Gordon shënon golin e dytë personal dhe të tretin për “Qymyrxhinjtë” nga pika e bardhë e penalltisë, pas prekjes së topit me dorë brenda zonës nga kundërshtari.

Në minutën e 34-të, Anthony Gordon kompleton hat-trickun e tij duke zënë në befasi mbrojtjen vendase. Në fund të pjesës së parë, Anthony Gordon tregohet sërish i saktë nga pika e bardhë e penalltisë pas një faulli brenda në zonë të kundërshtarit dhe vulos shifrat 0-5 për “Qymyrxhinjtë”.

SHIKOGOLIAT

Teilen: