Thursday, 19. February 2026
Futboll

Pio Esposito: Goli i tretë i Bodo/Glimt na goditi fort, përmbysja është ende e mundur

GS 19/02/2026 1 Min. Lesezeit

“E kam të vështirë të them kur na iku ndeshja nga duart, por goli i tretë na dha një goditje të fortë. Është një humbje që peshon, megjithatë kemi fatin të kemi edhe një mundësi tjetër. Duhet ta harrojmë menjëherë këtë që ndodhi, kemi ndeshjen e kthimit dhe përmbysja është e mundur”.

Kështu u shpreh sulmuesi i Interit, Pio Esposito pas humbjes 3-1 të ndeshjes së parë të “play off”-it të Champions kundër Bodo/Glimt. Ai shtoi: “Tani e kemi mendjen te ndeshja ndaj Lecce në kampionat. Nuk besoj se qëndrimi ynë ishte i gabuar, por duhej të bënim më mirë”.

Teilen: