Thursday, 19. February 2026
Futboll

Cubarsí: Ne besojmë te përmbysjet, objektiv kryesor kemi fitimin e Champions League

GS 19/02/2026 2 Min. Lesezeit

Pau Cubarsí tregoi ambicien e tij më të madhe në një intervistë për “Mundo Deportivo”. Qendërmbrojtësi katalanas është i bindur se mund ta evitojnë eliminimin nga Kupa e Mbretit pas humbjes 4-0 në “Metropolitano”, në gjysmëfinalen e parë. Ai përsëriti se Champions League mbetet objektivi kryesor i sezonit. Gjithashtu tha se nuk e kupton pse VAR-i vonoi kaq shumë për ta anuluar golin e tij në fillim të pjesës së dytë.

“Atletico Madridi shënoi kaq shpejt, sa na i prishi planet. Na kushtoi të ishim protagonistë në ndeshje… Pauza prej gati 10 minutash na ndërpreu nisjen e mirë të pjesës së dytë. Jemi një grup që ka treguar se beson te përmbysjet dhe do të përpiqemi përsëri.

Sezoni i kaluar ishte spektakolar. Këtë vit ndoshta nuk e filluam mirë, por tashmë kemi marrë ritmin dhe kemi Superkupën. Do luftojmë deri në fund për Champions-in dhe të gjithë titujt e mundshëm”.

Pas largimit të Iñigo Martínez, Cubarsí ka marrë më shumë përgjegjësi. Ai mbrojti stilin me linjën e avancuar: “Mund të pësojmë disa gola duke mbrojtur shumë lart, po jemi të besueshëm dhe dimë se mund t’i përmbysim ose fitojmë ndeshjet”.

Teilen: