Thursday, 19. February 2026
Futboll

Infantino drejt Botërorit 2026: E pabesueshme, kërkesa për 500 milionë bileta në 4 javë

GS 19/02/2026 1 Min. Lesezeit

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, foli për Botërorin 2026 duke theksuar shifra që sipas tij janë të jashtëzakonshme sa i përket parashitjes së biletave. Deklaratat e tij, të dhëna për CNBC gjatë “World Liberty Forum” në Mar-a-Lago, ishin tepër entuziaste: “Është absolutisht e pabesueshme, kemi marrë tashmë kërkesa për mbi 500 milionë bileta, 508 milionë për të qenë të saktë, përballë rreth 7 milionë biletave të nxjerra në shitje në 4 javë”.

I pyetur nëse janë parë ndonjëherë numra të tillë, ai u përgjigj: “Kurrë, absolutisht kurrë. Vetëm për krahasim: në 100 vite të Kupës së Botës, e para u zhvillua në vitin 1930, pothuajse 100 vite më parë, FIFA ka shitur në total më pak se 50 milionë bileta në total. Ndërsa tani, në 4 javë, kemi marrë kërkesa të barasvlershme me një mijë vite Botërori”.

 

Teilen: