Dita e dytë e testeve para kampionatit në Sakhir është hapur me kohën më të mirë nga Lando Norris. Kampioni në fuqi i botës, i cili bëri 69 xhiro, e sforcoi McLaren MCL40 deri në kohën një minutë, 33 sekonda e 453 të mijëtat.
Pas tij rivali Max Verstappen, i cili vendosi t’i hipë makinës pasi bëri spektatorin gjithë ditën e martë. Holandezi i Red Bull RB22 bëri 52 xhiro dhe e mbylli sesionin e paradites me 131 të mijëtat nga Norris. George Russell, me Mercedes W17, pati një vonesë ndaj Norris me 658 të mijëtat në 77 xhiro në total. Pesëshja e parë u plotësua me Alexander Albon të Williams FW 48 dhe Oliver Bearman të Haas VF-26.
Nuk shkoi më shumë se radha e parafundit Lewis Hamilton, i cili bëri pak xhiro me Ferrarin SF-26. Ai pati një problem që ka të bëjë me telaion e makinës. Pas anglezit ishte vetëm ish-shoku i skuadrës, Valtteri Bottas, me një Cadillac-Ferrari në fund të grupit.