Penalltia e humbur nga Vitinha të martën në Monaco nuk habiti askënd pasi këtë sezon skuadra e Luis Enrique ka lënë për të dëshiruar sa i përket konvertimit të këtyre goditjeve në gol.
Duke mos i mohuar meritat Philipp Köhn pasi i mohoi gëzimin Vitinha-s në ndeshjen mes PSG dhe Monaco kjo penallti ishte prova e radhës e formës së dobët të lojtarëve të PSG-së nga njëmbëdhjetëmetrat. Ekipi nga Parisi ka humbur në Champions League katër prej pesë tentativave të fundit nga pika e bardhë.
Këtë sezon skuadra e Luis Enrique ka një përqindje shënimi nga pika e bardhë, 56%! Në të gjitha kompeticionbet lojtarët e Parisit kanë shndërruar në gol vetëm 5 prej 9 penalltive të fituara.
Kto shifra të krahasuara me ato të një viti më parë gjithçka bëhet edhe më e qartë pasi në sezonin 2024-2025 PSG konvertoi në gol 10 prej 12 penalltive të fituara e përkthyer në përqindje, 83%. Sipas medieve franceze kjo situatë e krijuar ka dy fajtorë: vetëbesimi i dobët i lojtarëve dhe rotacioni i gjerë nga ana e Luis Enrique.