Thursday, 19. February 2026
Sport

Medon Berisha humbet edhe Interin, mesfushori kuqezi jashtë sfidës me kryesuesit

GS 19/02/2026 1 Min. Lesezeit

Leçe e Ramadanit dhe Berishës pret Interin kryesues të shtunën pasdite, në stadiumin “Via del Mare”. Një sfidë e vështirë, ku për Leçen sërish do të mungojë mesfushori kuqezi Medon Berisha.

Rikuperimi i tij nga dëmtimi ka zgjatur më shumë nga sa ishte parashikuar. Berisha ka vazhduar me stërvitje të personalizuar, që do të thotë se e ka humbur edhe ndeshjen kundër Interit.

Ky është një lajm i keq edhe për trajnerin e Kombëtares shqiptare, Silvinjo, në prag të Play-off-it të Botërorit kundër Polonisë.

Kujtojmë që mesfushori e nisi sezonin shumë mirë, duke qenë titullar dhe duke shënuar gola me Leçen, për t’u ndalur më pas nga një dëmtim muskulor. Rikthimi i tij është afër, ndërsa mbetet për t’u parë grumbullimi ose me kuqezinjtë në muajin mars.

Teilen: