Faqja zyrtare e Champions League ka bërë të ditur pak më parë formacionin më të mirë të ndeshjeve të para të play-offit, të luajtur të martën dhe të mërkurën.
Në portë, është Kobel i Dortmundit. Në mbrotje janë: dy yjet e Bundesligës, Ryerson dhe Grimaldo në krahë, në qendër Burn i Newcastle dhe Sanchez i Galatasaray-it. Qendra e mesfushës nga Aurélien Tchouaméni dhe Gabriel Sara. Në krahë, Tzolis i Club Brugge dhe Desire Doue i PSG.
Dyshja e sulmit: Anthony Gordon, që po ashtu është zgjedhur edhe “Lojtari më i mirë i javës”, pas 4 golave të shënuar ndaj Qarabag. Sigurisht që nuk mund të mungonte në sulm edhe danezi Kasper Hogh, që ishte fantastik mbrëmë në fitoren e Bodo/Glimt 3-1 ndaj Interit, me gol dhe asist.
